Zbuloni kush jane 18 bukuroshet e “Love Story”

8 Просмотры
Издатель
#LoveStory - Emisioni i plotë ????

Love Story formati më i ri reality dating show në #TvKlan

1 – Suela Karaj, 22 vjeçe nga Tirana. Studion për marketing, ndërkohë që kërcimi dhe piktura janë dy nga pasionet e saj më të mëdha. Pika e fortë e Suelës në program, me të cilën ajo do të sfidojë vajzat e tjera, do të jetë karakteri.

2 – Stelina Hoxha, 23 vjeçe nga qyteti i Kuçovës. Është trajnere tenisi. Dashuria e saj e parë ka qenë violina, ka ndjekur kurse për 7 vjet me radhë, derisa vendosi që të heqë dorë prej saj.

3 – XhesiPeraj, 26 vjeçe nga Shkodra. Profesioni i saj është juriste. Xhesi është një vajzë e drejtpërdrejtë, e bindur në atë që kërkon. E cilësojnë si kokëfortë, por është tolerante dhe e duruar. Të ndihmojë njerëzit i pëlqen shumë, prej kohësh është vullnetare në qendra të ndryshme sociale për moshat e treta dhe njerëzit në nevojë.

4 – Kejda Topi, 23 vjeçe nga Tirana. Është prezantuese radiofonike. Radioja për të është shumë e rëndësishme, e cilëson si magjike. Pika e saj e fortë është zëri, pasi mendon se emocionet më të forta vijnë prej tij. Kohën e lirë pëlqen ta kalojë në palestër.

5 – Vivien Thano, 27 vjeçe nga qyteti i Durrësit. Profesioni i saj është menaxhere marketingu. Çdo gjë në jetë e ka ndërtuar vetë. Në fillim familja nuk kanë qenë dakord që Vivien të jetojë larg saj, por pas 9 vitesh ata janë shumë krenarë për të.

6 - FlaviaHarizaj, 23 vjeçe nga qyteti i Fierit. Studente për financë. Gjithmonë i ka pëlqyer bota e televizionit, Flavia është më e lirshme para kamerës, sesa para njerëzve, për këtë e kanë ndihmuar fotosesinet dhe videoklipet ku ka marrë pjesë.

7 – Nensi Çullhai, 24 vjeçe nga Tirana, e diplomuar për financë. Natyrën e saj impulsive di ta menaxhojë shumë mirë me diplomacinë që e karakterizon. Shpirti garues dhe fakti që arrin të përshtatet lehtësisht, e bën të fitojë gjithmonë.

8 - Klea Shkurti, 24 vjeçe nga Kavaja. Ka mbaruar studimet për gazetari, ka punuar për disa vite në prapaskenë, por tani ka vendosur të zbulojë magjinë e ekranit. Poezia është pasioni i saj më i madh. E nis ditën me entuziazmin e tyre dhe qetësohet para se të flejë duke hedhur në letër ndjesitë e saj.

9 – Jonida Eshja, 23 vjeçe nga Elbasani. Studente për dizajn. Rruga drejt qytetit për një vajzë nga fshati nuk është e lehtë, por nëse ke guximin dhe ambicien e Jonidës, gjithçka arrihet. Kërcimi është një moment magjik për të që e çliron nga stresi dhe i ndriçon mendjen.

10 - Silvana Xhani, 22 vjeçe, studente për gjuhët e huaja në Milano. Është modele showroomi te ElisabettaFranchi. Në moshën 12-vjeçare është larguar me familjen e saj nga Shqipëria. Shkon çdo ditë në palestër, përveçse e ndihmon që të ketë një trup të bukur, i fal shumë kënaqësi.

11 - Albana Xhani, 22 vjeçe, studente për gjuhë të huaja në Milano. Është modele shoëroomi te ElisabettaFranchi. Njeriu më i dashur për të është padyshim motra e saj binjake, janë shumë të lidhura me njëra-tjetrën. Janë kudo bashkë, dhe programi “LoveStory” nuk bën përjashtim për to.

12 - Enxhi Haxhiu, 26 vjeçe nga Tirana. Është make up artiste. Kërcimi ka qenë për 20 vite dashuria e saj e parë dhe e vetme. Në jetë nuk i është dashur të sforcohet shumë për të arritur diçka, sepse ka besim te vetja, ka bërë atë që i ka pëlqyer dhe gjithmonë ja kam dalë mbanë.

13 – Drita Perhati, 23 vjeçe nga Tirana. Ka mbaruar studimet për menaxhim politikash sociale. Është e qetë, por brenda saj fshihet vajza ambicioze. Ka një biznes me anë të të cilit organizon evente dhe përpiqet t’u dhurojë njerëzve momente që mbahen mend në kujtesë.

14 – Meri Murrizi, 23 vjeçe nga Elbasani. Është modele. Personi më i dashur për të është gjyshja, është rritur me të dhe çdo gjë e ka mësuar prej saj, përfshi këtu edhe gatimet e ndryshme tradicionale. Jeta e saj ndryshoi 360 gradë kur nisi të punojë si modele.

15 – Keisi Zela, 24 vjeçe nga Tirana. Profesioni i saj është gazetare. Arma e saj e fortë është fjala. Do që të jetë në qendër të vëmendjes, por ama është edhe altruiste dhe jep shpirtin për të tjerët.

16- Juli Melyshi, 22 vjeçe nga Tirana. Studente dizajni. Që në moshë të vogël i ka pëlqyer që veshjet e saj t’i dizajnojë vetë, nuk i ka pëlqyer që të vishet si të gjitha moshataret.

17 – Arjana Shabani, 26 vjeçe nga Elbasani. Është një trajnere personale për zumba dhe kërcime. Misioni i profesionit të saj është t’i bëjë njerëzit të ndihen gjithmonë të bukur dhe në formë. Prej vitesh jeton në Greqi, por sa herë ka mundësi rikthehet në vendlindje.

18 – Enxhëll Lengo, 25 vjeçe nga Gjirokastra. Profesioni i saj është laborante dentare. Për më shumë se 10 vite ka qenë balerinë, por ka hequr dorë kur ka filluar gjimnazin.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen
Follow Tvklan on Facebook:
Follow rtvklan on Instagram:
Категория
Драмы
Комментариев нет.